Meta: Në Landfillin e Sharrës, Rilindja po u vjedh shqiptarëve miliona euro!
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me Landfillin e Sharrës.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ai ka shkruar se sekti i Rilindjes që kryesohet nga kryeministri Edi Rama vjedh pa pushim, jo vetëm ditën por edhe natën, teksa ka shtuar se dhjetëra miliona euro taksa janë duke iu hequr shqiptarëve nga duart.
“Në Landfillin e Sharrës, atje ku Rilindja vjedh pa pushim jo vetëm ditën, por edhe tërë natën dhjetëra milionë euro te taksave te mundit dhe sakrificave te qytetarëve!”, ka shkarkuar Meta.
Po ashtu në shkrimin e tij ka bashkëngjitur dhe një video ku shfaqet deputetja e PL-së Monika Kryemadhi, ku ka thënë se shteti po shet sapunin për djathë, teksa përmendur pamjet me dronë të ditës së djeshme. Kryemadhi ka akuzuar dyshen Rama-Veliaj për vjedhjen e shqiptarëve.

