Vasili: Në Tiranë s’ka incinerator, firmat e Ramës, Veliajt, Gjiknurit, Ahmetaj janë atje, SPAK-u të hetojë
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një intervistë për "Ora News” deklaroi se në Tiranë nuk ekziston një incinerator.
“Ju e patë vetë se si groposen mbeturinat në kryeqytet. Dhe e patë vetë se ka një trajtim mizerabël që i bëhet plehrave në Tiranë, ku për çdo ton vidhen 15-16 euro pikërisht nga mosrealizimi i incinerimit.
Besoj se është një situatë e paevidentuar në një shkallë të tillë, dhe është një vjedhje e pa parë ndonjëherë në Shqipëri.
Por a po i shikon këto SPAK-u? Sepse këto që ne kemi bërë janë punë të SPAK-ut, se mjafton një shkresë e vetme që SPAK-u të niste punë. Janë harxhuar 54 milionë euro deri tani ër shëbime që nuk jepen dhe për punë që nuk bëhen.
Firmat e Ramës, Veliajt, Gjiknurit, Ahmetaj janë atje, dhe po të kishim pasur një drejtësi të vërtetë kjo çështje duhej të ishte mbyllur deri tani. A ka mundësi të bëheni edhe ju si gazetarë që të vendosni para presionit SPAK-ut për t’i thënë se çfarë po bën more me këtë dosje? Pasi atje po vidhemi të gjithë”, u shpreh Vasili.

