Buxhuku: Gjysma e Bordit me anëtarë nga privati, duhet ngritur një ent rregullator me profesionistë

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku u shpreh se qeveria ngrit një bord transparence ku gjysma e anëtarëve të tij janë nga kompanitë private të karburanteve.

Ai tha se një rast i tillë ngjan sikur një gjykatë të përbëhej nga gjysma e trupës me anëtarë të lidhur me të pandehurin.

Buxhuku shtoi se qeveria duhet të zhbëjë bordin, pasi nuk po mbron qytetarët dhe se duhet të krijohet një ent rregullator me profesionistë.

Buxhuku: Qeveri për tu përballur me rritjen e karburanteve që të ngrinte një bord transparence, por ky bord u ngrit totalisht në kundërshtim me interesin publik dhe kjo u duk kur gjysma e anëtarëve të këtij bordi ishin përfaqësues të privatit të këtij tregu. Njëlloj sikur një gjykatë të japë një vendim dhe gjysma e trupës të jetë nga ana e të dyshuarve. Këtë situatë edhe fëmijët e kuptojnë.

Qeveria nuk kishte si synim të mbronte interesin e qytetarëve, që u nis për të përballuar krizën, por praktikat e treguan se nuk funksionoi dhe vendimin e marrin vetë kompanitë. Tashmë qeveria ka marrë revoltën e qytetarëve, pasi në të gjitha vendet kanë rënë çmimit, ndërsa tek ne jo. Maska që e kishte emrin Bord bëri amortizimin kësaj revolte ndaj kompanive. Vjen një moment që nuk ka më kuptim dhe qeveria merr vendimin për zhbërjen e bordit. Ndërsa ne si Konfindustri kemi kërkuar ngritjen e një enti rregullator që të kishte një farë autoriteti, përmes kuvendi dhe të përbëhej nga profesionistë.