"Doli nga banesa për të hedhur mbeturinat, por s'u kthye" 48 vjeçarja gjendet e mbytur në lumin Shkumbin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2023, 13:45
Një grua është gjetur e mbytur në lumin Shkumbin.
Bëhet me dije se gruaja e pajetë, rreth 48 vjeç është gjetur në lumin Shkumbin. Ende nuk dihet identiteti i gruas. Mësohet se ajo kishte dalë nga banesa për të hedhur mbeturinat, por që nuk ishte kthyer më.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.