Qeveria zyrtarizon hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev

Ajo që u tha në mënyrë deklarative sot u vulos zyrtarisht. Këshilli i Ministrave  vendosi këtë të mërkurë hapjen e ambasadës shqiptare ne Kiev.

Vendimi për hapjen e ambasadës është paraprirë nga një tjetër VKM, e cila mbylli Misionin e Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev.

Në vendim thuhet se ambasada shqiptare në Kiev do të ngrihet me buxhetin e Ministrisë për Europën për Punët e Jashtme ndërkohë që pritet të nisë punë brenda këtij viti.

Hapja e ambasadës në Kiev vjen në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Qeveria zyrtarizon hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev