Inceneratorët, Visha: Çështja të rihetohet. Të pyetet Ahmetaj, lekët e Alda Klosit t’i kalojnë shtetit
Ish-zyrtarët e akuzuar deri tani për çështjen e incineratorëve kërkojnë që organet e drejtësisë të marrin dëshminë e ish zv kryeministri Arben Ahmetaj në lidhje me këtë çështje. Avokati i një prej ish-punonjëseve të Ministrisë së Mjedisit, tha se në gjykatë janë dërguar të pandehur viktimat e kësaj afere. Deklaratat u bënë pas seancave përgatitore për dosjen e Elbasanit dhe Fierit, të cilat u shtynë për shkak të problemeve shëndetësore të avokatëve.
Saimir Visha, avokati i një të pandehuri është shprehur se çështja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish-zëvendës kryeministri, Arben Ahmetajt, pasi sipas tij, po gjykohen viktimat.
Dhe në këtë kontekst, Visha akuzoi edhe ish-shefen e kabinetit të Ahmetajt, Alda Klosi së cilës iu vodhën 120 mijë euro në banesë nga pastruesja Rozeta Dobi me ndihmën e të birit, të dy pas hekurave tashmë.
Visha tha se paratë e Alda Klosit kanë qenë për ruajtje dhe ato para duhet të kalojnë në favor të shtetit.
Çështja të rikthehet për gjykim për tu pyetur edhe zv ministri i financave i asaj kohë, Ahmetaj. Këtu duhet të gjykohen viktimat. E dyta, është një gjë e gjykuar sepse çështja e Incineratorit të Elbasanit është gjykuar nga Gjykata e Elbasanit dhe unë nuk arrij të kuptoj se si mund të gjykohet dy herë i njëjti fakt.
E kemi vendimin e gjykatës së Elbasanit këtu, ndërkohë që dhe fakte të reja kanë dalë. Nqs kërkon paratë që ishin dhënë nga shefja e kabinetit, ishin lënë për ruajtje, sepse për mua vjedhje nuk është ajo. Ato para duhet të kalohen në favor të shtetit dhe duhet të lidhen me pastrim produktesh me këtë procedurë penale," tha avokati Visha.
"Hetimet janë pak a shumë të nëjta, hetimet janë të njëjta. Do të ishte me vend që procedimet të ishin hetuar sëbashku. Gjykata vlerësoi se nuk duhet të bashkohen pasi ka dhe të pandehur të tjerë që nuk janë në një procedim. Prokuroria ishte kundër për shkak se komplikohen procedimet dhe të pandehurit nuk janë të njëjtët," tha avokati tjetër.
