Tërmetet alarmojnë “Ligjet”/ Çupi kërkon sqarime për situatën në Klos. Bushka: A ka mundësi moj zonjë...

Tërmeti i së dielës i rënë në Klos është kthyer në temë debati në Komisionin e Ligjeve. Deputetja demokrate Dhurata Çupi, ngriti shqetësimin për situatën e banorëve të Klosit e Bulqizës banesat e të cilëve janë dëmtuar nga lëkundjet.

Çupi kërkoi që të diskutohet kjo situatë dhe të jepen të dhëna për situatën e tyre, pasi siç tha ajo janë me dhjetëra familje në qiell të hapur.

Pjesë nga debatet

Dhurata Çupi, PD: Sot po bie shi, ne jemi në kondicioner këtu, por ata njerëz janë atje në shi dhe institucionet e qeverisë duhet të japin një raport të hollësishëm për situatën dhe për masat që po merren për këta qytetarë. E kemi detyrim ne si përfaqësues të tyre të ngremë zërin.

Klotilda Bushka, PS: A ka mundësi që të qetësohesh moj zonjë!

Aurora Mara, PS: Jemi sensitivë të gjithë ndaj këtij problemi. Është mbledhur shtabi i emergjencave Civile. Të gjithë kemi qenë në terren. Janë evakuuar të gjitha familjet që kanë pasur probleme.