Vdekja e të riut në komisariat, Avokati i Popullit: Lear Kurtit nuk ju dha ndihma
Avokati i Popullit ka gjetur një sërë shkeljesh mbi veprimet e policisë gjatë shoqërimit të 32-vjeçarit të Lear Kurtit, i cili humbi jetën teksa ishte në duart e policisë së forcave të rendit.
Sipas raportit të ngjarjes, policët e komisariatit numër 3 në Tiranë kanë vepruar në mënyrë të kundraligjshme duke shoqëruar të riun mbrëmjen e 19 tetorit, 2022.
Në raport theksohet se punojësit e policisë ishin të paqartë dhe kontradiktorë mbi faktin e pohimit të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të këtij shtetasi si dhe arsyet se pse i riu u shoqërua në ambjentet e komisariatit numër 3 në Tiranë pa ju dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme në urgjencën e spitalit të Traumës.
Zona ku është ndaluar Lear Kurti ishte fare pranë spitalit, por efektivët nuk e kanë nisur të riun drejt urgjencës duke e marrë me forcë në komisariatit.
Avokati i Popullit thotë se në regjistrin e shoqërimit nuk rezulton se Lear Kurti nuk është evidentuar pas shoqërimit të tij në ambjentet e komisariatit.
Mangësi janë gjetur dhe në dokumentacionin e të dhënave, gjeneraliteteve për kohën e hyrjes dhe qëndrimin e tij në komisariat.
Në konkluzionet e ekspertit mjeko-ligjor konstatohet se shkaku i vdekjes së Lear Kurtit ka qenë helmimi me mbidozë akut e lëndës narkotike e llojit kokainë.
Nga pamjet filmike, thuhet në raport, gjendja shëndetësore e Lear Kurtit ka qenë e dukshme, pasi i riu ka qenë i ulur në tokë dhe i pafuqishëm për tu ngritur.
Koha e qëndrimit në këto kushte deri në momentin e dërgimit të 32-vjeçarit në makinën e policisë ka qenë afërsisht 7 minuta.
Për vdekjen e të riut në duart e policisë, prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur një hetim për kryerjen e veprimeve arbirtrare.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
