Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 38 vjeçari në Vlorë

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim për drogë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: 

-Niko Isaraj, 38 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.11.2022, ka rikthyer në fuqi vendimin e datës 24.02.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar 38-vjeçarin, me 3 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 2 muaj e 22 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë, në vitin 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Kropisht, Vlorë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.