Harta e re Gjyqësore, në Pogradec po ikin dhe avokatët, tërheqin zyrat drejt Korçës

Avokatët në Pogradec kanë nisur duke ikur nga qyteti. Shkak është shkrirja e Gjykatës së Shkallës së Parë që do të bëhet me datën 1 maj, në kuadër të hartës së re gjyqësore. Gjykata e Pogradecit do të zhvendoset drejt Korçës, duke shtuar kostot për qytetarët.

Harta e re gjyqësore, e cila është kundërshtuar në masë të madhe nga avokatët dhe qytetarët, do të fillojë të zbatohet prej shkurtit të këtij viti.

Në kuadër të kësaj harte, në datën 1 maj, Gjykata e Shkallës së Parë në Pogradec, pushon së funksionuari.

Kjo pasi me hartën e re gjyqësore ajo mbyllet dhe transferohet në Korçë, por bashkë me gjykatën reaksioni vjen zinxhir, pasi edhe avokatët e Pogradecit kanë nisur të largohen.

" Të gjithë ne po mendojmë për të marrë zyra në Tiranë, në Korçë. Po merremi me mënyrën, se si do ta zgjidhim këtë problemi. Një pjesë kanë filluat të transferohen, një pjesë tjetër po presin të bëhet efektive mbyllja e gjykatës," tha avokati Endri Çela.

Mbyllja e Gjykatës së Pogradecit dhe largimi i avokatëve, shkaktojë gjithashtu rritje kostosh për qytetarët, e për pasojë stepje të tyre për tiu drejtuar gjykatës, për shkak të largësisë dhe shpenzimeve.

"Ka një rritje të kostove për qytetarët, që kanë nevoj të ndjekin proçeset gjyqësore," tha ai.

Avokatët pohojnë se transferimi i gjykatës do të shtojë kohën e pritjes së vendimeve nga ana e qytetarëve, për shkak të ngarkesës së madhe që do të krijohet në Korçë.
Gjithshtu në kuadër të kësaj harte do të shkrihen të gjitha gjykatat e apekleve në rrethe, për t’u zhvendosur në Tiranë.