Moti i keq, lundrimi detar në Vlorë i pezulluar deri më 19 janar

Moti i keq vijon në qytetin e Vlorës.

Konfirmuar nga prefektura e qarkut si rjedhojë e motit të përkeqësuar nuk ka patur problematika, dëme materiale apo përmbytje.

Ndërkaq, gazetari Edi Ruçi na raporton nga Vlora se lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit vijon të mbetet i pezulluar deri në datën 19 janar.

Tragetet e linjës vijojn punën në normalitet. Bashkia e qytetit apelon qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjet e tepërta si dhe të sigurojnë automjetet në zona ku nuk mund të kenë dëmtime.

Gjithashtu, Kapiteneria apelon pronarët e varkave t’i sigurojnë ato në triportin e Vlorës për të shmangur dëmet.

Moti i keq, lundrimi detar në Vlorë i pezulluar deri më 19 janar

Moti i keq, lundrimi detar në Vlorë i pezulluar deri më 19 janar