Sulmi kibernetik, eksperti çon AKSHI-in në SPAK: Nuk na mbrojti nga iranianët, u cënua siguria kombëtare
Eksperti i IT-së, Gent Progni ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për sulmin kibernetik që goditi Shqipërinë pak muaj më parë. Ai ka akuzuar zyrtarët e AKSHI-t si fajtorë për dëmtimin e të dhënave massive të qytetarëve shqiptarë, si pasojë e mos-ndarjes së serverave. Sipas Prognit aksesi i hakerave në një server të vetëm u ka krijuar atyre mundësinë e marrjes së të gjitha të dhënave.
Një padi e re është dorëzuar në prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë pasojat e të cilit u bënë publike nga korriku 2022 e në vazhdim.
Gent Progni: Ne kemi kallëzuar për shpërdorim detyre të zyrtarëve të lartë. Kemi referuar për këtë kallëzim nene të ndryshme për mos-ruajtjen e të dhënave tona publike dhe cënimin e sigurisë kombëtare.
Eksperti i IT-së, Gent Progni, tha se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shkelur detyrimet ligjore sipas standardit ISO 27001, ç’ka u ka krijuar mundësi hakerave që të vjedhin të gjitha të dhënat pasi kanë sulmuar një server të vetëm.
Gent Progni: Kjo është e vërtetuar nga videot e publikuara nga halkerat në “Telegram”, ku tregohet shumë qartë që këto servera nuk kanë qenë të segreguara. Kjo ka ndihmuar në hakerimin e të gjithë të dhënave tona, pra kalimin nga një server në të gjithë serverat që administrohen nga AKSHI. Kjo është bërë me dashje apo pa dashje, pasi nuk jemi ne në pozitën tat hemi sot, sepse kemi një terr shumë të madh informacioni, por kjo vërtetohet normalisht dhe saktësisht nga videoja e hakerave iranianë dhe kjo ka ndihmuar edhe në mbledhjen e të dhënave.
Autori i denoncimit tha se specialistët e fushës po mbledhin të dhëna dhe do të vazhdojnë të denoncojnë mosveprimet e zyrtarëve, të cilat kanë sjellë si pasojë, vjedhjen dhe cënimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.
