Nafta kontrabandë nga Libia, lihen në burg 9 libanezë dhe 2 shqiptarë

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg 11 nga 13 të arrestuarit që u kapën duke kontrabanduar naftë bruto nga libia në Durrës. 9 anëtarë të ekuipazhit të anijes libaneze dhe 2 nga 4 anëtarët e ekupazhit të anijes shqiptare do të hetohen në gjendje arresti, ndërsa për 2 shqiptarë të tjerë u vendos masa e sigurisë, arrest në burg.

9 shtetasit nga Libani që u kapën nga agjentet e Guarda di Finanza-s duke kontrabanduar naftë për në vendin tonë, kanë mbetur në burg pas një vendimi të gjykatës së Durrësit.

Nga ana tjetër nga 4 shtetasit shqiptarë që u arrestuan në të njëjetin operacion, dy prej tyre  do të hetohen në gjendje arresti në burg, ndërsa dy në detyrim paraqitje.

Elton Qevani, pronari i anijes dhe  kapiteni Selim Gaba janë lënë në burg, ndërsa Klajdi Kapxhiu dhe Muhamed Rada janë lënë të lirë, nën masën detyrim paraqitje.

Operacioni u zhvillua në det të hapur për 48 orë dhe përfshiu palën shqiptare dhe atë italiane, ku dy anijet po shkëmbenin naftë me qëllim kontrabandimin e saj drejt vendit tonë.

Në bordin e anijes shqiptare u gjetën më vonë 62 mijë litra naftë e marrë në mënyrë ilegale nga anija libaneze.

Personat e arrestuar akuzohen për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ku Shqipëria është anëtare përms një rezolute ka vendosur vite më parë embargon për naftën bruto nga Libia.