Moti i keq në vend, pastrohet nga gurët e dherat rruga e Prekalit në Shkodër
Nga Bepin Kolvataj Përditësimi i fundit 17 Janar 2023, 08:35
Pas reshjeve të rëna gjatë orëve të natës, në bashkinë Shkodër ka shfaqur probleme mëngjesin e sotëm në rrugën e Prekalit.
Aktualisht në këtë segment rrugor Mes-Ura e shtrenjtë qarkullimi është hapur dhe gurët e dherat janë larguar nga rruga.
Firma kontraktuese ka ndërhyjë për pastrimin e saj. Probleme të tjera nuk na janë raportuar.




