Zhdukja e Mateo Likës, në lumin Seman nuk gjendet asnjë shenjë e tij apo e mjetit

Mbyllen pa sukses kërkimet në ujërat e lumit Seman në ditën e tretë radhazi .

Polumbarët e Reneas së bashku me banorët e zonës edhe sot kanë vijuar kërkimet për gjetjen e automjetit tip “ Golf” që dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman në orët e para të mëngjesit të së dielës teksa fati i 26-vjeçarit Mateo Lika ende mbetet mister.

Ditën e sotme kërkimet kanë qënë intensive teksa janë përdorur edhe paisje të sofistikuara për të bërë të mundur gjetjen e mjetit ndërkohë që e gjithë rrjedha e lumit është kqyrur me dron.

Nuk dihet ende se në cilat pista hetimi do të fokusohet policia gjatë diteve në vijim, nëse kërkimet do të vijojnë në lumë, apo do të ketë kontrolle në terren.