Pallati rrezikon shembjen nga tërmeti, 45 banorë në rrezik në Bulqizë, u kërkohet të dalin jashtë
45 banorë të një pallati në Bulqizë u është kërkuar që të dalin jashtë. Shkak janë bërë lëkundjet e fundit të tërmetit. Pallati ka qenë prej së paku 3 vitesh i rrezikuar për shkak të dëmimeve të mëdha që kishte marrë nag tërmetet e 2019, por tanimë situata është bërë më shqetësuese.
Ky pallat në Bulqizë është dëmtuar prej lëkundeve të tërmetit të vitit 2019.
Por pavarësisht se ishte i pabanueshëm, në të jetojnë ende 45 banorë.
Tërmeti i mbrëmjes së të dielës thelloi plasaritjen në këtë objekt, ndaj banorët janë urdhëruar që të lënë shtëpitë.
"Vijnë këta të bashkisë dhe na thonë se duhet të dalim nga shtëpia urgjentisht. Kanë të drejtë spese është konstatuar si pallat emergjence," tha një banor.
Mëngjesin e së martës, policia ka shkuar dhe ka vendosur shirit ndërsa u ka thëën banorëve që të lirojnë menjëheë objektin për shkak të sigurisë së tyre.
"Na kanë thënë se derisa të prishet pallati dhe të gjejmë një pallat të ri, mobiljet ti lini brenda," tha një banore.
Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me objektin, dhe nëse ai do të shembet apo do t’i nënshtrohet një rikonstruktimit të thellë.




