Sociologu Tushe: Ne akoma themi ambicia është një gjë e keqe, e ngatërrojmë me zilinë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, sociologu Gëzim Tushe u shpreh se në kohën e sotme kushtetuta e individit ka ndryshuar dhe njeriu ka nevojë të shfaqet, ka nevojë që të jetë dikush.
Ai tha se akoma themi që është ambicioz dhe ka njerëz që e cilësojnë këtë gjë të keqe, por kjo do të thotë të jesh në garë me veten.
Tushe: Në kohën e sotme kushtetuta e individit ka ndryshuar dhe njeriu ka nevojë të shfaqet, ka nevojë që të jetë dikush. Ne akoma themi që është ambicioz dhe ka njerëz që e cilësojnë këtë gjë të keqe, por kjo do të thotë të jesh në garë me veten. E ngatërrojnë me zilinë.
Ne duhet tu mësojmë njerëzve mekanizmat për të qenë të suksesshëm, nuk arrihet me përtaci mendore dhe solidaritet në turmë. Nuk ka më sukses në turmë.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

