Ramçaj: Janë mbledhur njerëz për të ngritur helikopter për Luizin në BBV, presin lejen e televizionit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Meridian Ramçaj, ish-banor i BBV u shpreh se ka kërkesa edhe për helikopter për në Big Brother Vip.

Ai theksoi se janë mbledhur njerëz që janë gati të fluturojnë, mbi 10 parashutistë dhe janë gati për helikopter.

Ramçaj: Kam kërkesa edhe për helikopter, por nuk është dhënë akoma leja nga Top-Channel për të fluturuar. Janë mbledhur njerëz që janë gati të fluturojnë, mbi 10 parashutistë dhe janë gati për helikopter. Kam edhe mesazhet. Kaq njerëz që mblodhi Luizi nuk ka mbledhur as Basha.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.