Psikologia: Luizi ka inteligjencë emocionale të mirë, kjo e bën karizmatik e popullor për shikuesit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Aleksandra Puçi, psikologe u shpreh se Luizi ka një inteligjencë emocionale shumë të mirë dhe kjo e bën karizmatik për shikuesit.

Ajo tha se ai është shumë popullor, pavarësisht se në sjelljen e tij ka edhe ai mjaft gabime e teprime, por është më njerëzor dhe më afër popullit.

Puçi: Luizi ka një inteligjencë emocionale shumë të mirë dhe kjo e bën karizmatik për shikuesit dhe është shumë popullor, pavarësisht se në sjelljen e tij ka edhe ai mjaft gabime e teprime, por është më njerëzor dhe më afër popullit dhe ne duam ata personazhe që rezonojnë më afër nesh.

Personazhet e tjera mbajnë një distancë. Aktorët tregojnë një qëndrim superiorë dhe duan të intimidojnë banorët e tjerë. Në komentet që kanë bërë në shtëpi, duket sikur e perceptojnë veten shumë më lartë se banorët e tjerë aty.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.