Psikologia: Brenda "Big Brother" nuk janë njerëz intelektual por si "ne", Luizi shqiptari mesatar

Protestën për banorin e "Big Brother" psikologia Almeida Xhaferri e krahasoi me rastin kur për "një pedofil që përdhunon një fëmijë të radhës, ne ngrem zërin për dy ditë".

Sipas saj Luizi po shkakton "po shkakton këtë lloj histerie kolektive" pasi "si personazh përfaqëson sjelljen e një shqiptari mesatar".

"Kjo na bën të kuptojmë që aty brenda nuk janë njerëz intelektual me një nivel të caktuar por janë njerëz si ne", tha ajo.

Almeida Xhaferri: Këto Reality Show ngjallin reagime në shoqëri individualiste. Ne gjithmonë e më tepër po kemi kontakte më të rralla me miqtë e familjarët tanë. Kjo shkakton një ndjenjë të jashtëzakonshme vetmie. Jemi aq të fokusuar te puna sa harrojmë të përkëdhelim veten. Sa kthehemi në shtëpi e zëvendësojmë këtë me një kohë limonad me një program ku marrim argëtim. Fillojmë e përceptojmë sjellje heroike dhe për sjellje që janë të dhunshme. Kjo bën që të krijojmë idhuj që jo vetëm nuk na ndihmojnë por përjetojmë dhe streset që ata përjetojnë brenda programit. Herë pas here del një pedofil që përdhunon një fëmijë të radhës dhe ne ngrem zërin për dy ditë. 

"Pse Luizi po shkakton këtë lloj histerie kolektive. Ai si personazh përfaqëson sjelljen e një shqiptari mesatar, i kalon gjërat me batuta. Kjo na bën të kuptojmë që aty brenda nuk janë njerëz intelektual me një nivel të caktuar por janë njerëz si ne.", tha ajo.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.