Chelsea merr “oksigjen”, Newcastle nuk ndalet as ndaj Fulham (VIDEO)

Chelsea rikthehet te fitorja me një gol të Kai Havertz duke mbajtur në lojë trajnerin Graham Potter, shumë pranë largimit nga stoli i bluve.

Në ndeshjen e javës së 18 të Premier League, ekipi vendas kaloi në “Stamford Bridge” Crystal Palace në derbin londinez. Vuajti shumë ekipi i Potter, i kushtëzuar edhe nga mungesat e shumta.

Me këtë fitore Chelsea shkon në vendin e 10 me 28 pikë, 10 më pak se Neëcastle që mban vendin e fundit të zonës Chempions.

“Qymirxhinjtë” kaluan vetëm më minutën e fundit Fulham me gol të Isak. Suedezi sigloi një rrjetë që e konfirmon Newcastle si skuadrën e momentit në Premier League ku mban vendin e katërt bashkë me Man. United me nga 38 pikë.