100 milionë për 22-vjeçarin, Chelsea bën çmendurinë e radhës
Më shumë se 100 milionë euro për një lojtar që emrin me vështirësi mund t’ia shqiptojnë edhe tifozët pasi bëhet fjalë për një lojtar pak të njohur por shumë të vlerësuar në Angli. Arsenali e ndoqi gjatë por ishte Chelsea që finalizoi për më shumë se 100 milionë euro operacionin që çon paratë në arkën e Shakhtar Donetsk.
Ai është talenti ukrainas Mykhailo Mudryk i cili nënshkruan për 8 vite e gjysmë me blutë e Londrës që djegin në finish Arsenalin. Chelsea i ofroi një kontratë dinjitoze sulmuesit të krahut i cili do të fitojë rreth 100 mijë pound në javë, ndërsa Arsenal i kishte ofruar vetëm gjysmën e kësaj shume.
“Jam shumë i lumtur”, deklaron talenti ukrainas. 65 milionë euro, Chelsea do t’i paguajë menjëherë dhe 35 bazuar në bonuset që parashikon kontrata e transferimit të sulmuesit në Londër. Mudryk ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asiste në 6 ndeshje të UEFA Champions League dhe ai konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të futbollit europian.
