Londër, portieri i Arsenalit goditet me shishe në përfundim të derbit (VIDEO)
Derbi i Londrës veriore, Tottenham-Arsenal, mjaft i ndezur për shkak të rivalitetit mes dy skuadrave, u mbyll me një episod të pakëndshëm për një kampionat si Premier League.
Protagonist është bërë portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale, i cili është goditur nga një shishe pas shpine në fund të përballjes që u mbyll 2-0 në favor të “Topçinjve”. Situata u tensionua në fund kur numri 1 festoi në fytyrën e sulmuesit Richarlison i cili nuk e priti mirë këtë gjë duke reaguar ashpër dhe pasi një steward i ndau duke shuar gjakrat, Ramsdale u godit me shishe nga një tifoz.
Shikoni momentin e tensionuar;
Absolutely disgusting how Aaron Ramsdale is treated in this video. @FA Protect your players. pic.twitter.com/9K9HDway55
— george (@StokeyyG2) January 15, 2023
Tottenham fan trying to kick Aaron Ramsdale. Brain dead behaviour. pic.twitter.com/R1xhRioleJ
— Amos Murphy (@AmosMurphy_) January 15, 2023
