Portieri i Iranit paguan garancinë për të liruar 20 të burgosur

Një gjest që shkon përtej sportit dhe jep një leksion të madh përulësie e solidariteti.

Portieri iranian Niazmand, i cili ashtu si shokët e skuadrës nuk ishte aspak dakort të këndonte himnin në botëror për të kundërshtuar shtypjen e popullit nga regjimi, e ka përdorur shpërblimin prej 9 mijë dollarësh për një çështje të rëndësishme.

Pasi ka marrë paratë e pjesëmarrjes në Kupën e Botës, ai ka paguar garancinë e lirimit të për 18 meshkuj dhe 2 gra, të burgosur për shkak të protestave kundër regjimit të Teheranit. Ata ishin dënuar mesatarisht me nga 3 vjet heqje lirie.