Sulmi rus në Dnipro, Xhaçka: Të punojnë së bashku që t’i ndëshkojmë këto krime barbare
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e ka cilësuar si një krim të tmerrshëm lufte sulmin në Dnipro të Ukrainës nga raketat ruse ku deri tani raportohet për 23 të vdekur.
Xhaçka shkruan se ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte nga strategjia ruse, taktikat e së cilës në Ukrainë ngjajnë më shumë me ato të një organizate terroriste sesa me ato të një vendi modern.
Xhaçka: Të tronditur nga numri i të vdekurve shkaktuar nga sulmi i raketave ruse kundër një blloku apartamentesh në Dnipro, Ukrainë. Një tjetër krim i tmerrshëm lufte nga strategjia ruse, taktikat e së cilës në Ukrainë ngjajnë më shumë me ato të një organizate terroriste sesa me ato të një vendi modern dhe anëtare e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar! Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që e gjithë komanda ruse të mbajë përgjegjësi për këto krime barbare. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës!
