U fut në shtëpi për të vjedhur, por përplaset fizikisht me pronarin, arrestohet i riu në Sarandë
Policia Sarandë është njoftuar ditën e stome për një grabitje në banesë në lagjen Metoq, ku kishte hyrë me forcë një shtetas, për të vjedhur.
Ai ishte duke u konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës, ndërsa policia shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të L. A., 25 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.
25-vjecari kishte hyrë me forcë në banesën e shtetasit A. T., për të vjedhur, por ishte konstatuar nga ky i fundit, i cili njoftoi menjëherë Policinë dhe u konfliktua fizikisht me të deri në ndërhyrjen e shpejtë të policisë.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
