Shpëtohet 43-vjeçari që u bllokua në shkëmbinjtë e Gramshit, ja si është gjendja e Andrea Dervishit

Mëngjesin e kësaj të diele, ka nisur operacioni për shpëtimin e 43-vjeçarit Andrea Dervishi i cili mbeti i bllokuar gjatë gjithë natës në malet e Gramshit ka përfunduar me sukses.

Burime bëjnë me dije për “Ora News” se Dervishi është nxjerrë nga kanionet e Holtës ku qëndroi aty gjatë gjithë natës së djeshme.

Forcat RENEA kanë bërë të mundur nxjerrjen e Andrea Dervishit, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Që në orët e mbrëmshme u bë përpjekje për t’i dhënë ndihmë, por nuk u arrit që të nxirrej nga shpella, megjithatë ai u mbajt në survejim, ndërsa operacioni i shpëtimit rinisi në orët e para të mëngjesit të sotëm.