Ervin Demo harron punët, banorët në Uznovë: Asnjë investim për lagjen, jetojmë në kushte skandaloze

Lagjia e ish-Pjeshkores në Uznovë të Beratit është lënë në harresë totale nga bashkia.Banorët e zonës thonë se jetojë në kushte skandaloze,mes baltës e plehrave ndërsa askush nga pushteti vendor nuk kujtohet për to.

Rrugë të shkatërruara e me gropa, pellgje me llucë puseta të hapura dhe plehra të hedhura ngado.

Kjo është situata në lagjen e ish/Pjeshkores në Uznovë të Beratit.

Të gjitha rrugët e kësaj lagjeje nuk kanë parë asnjë investim në 15-20 vite. Edhë pse jetojnë rreth 600 banorë duket se pushteti vendor i ka në harresë totale.

Situata paraqitet problematike edhe gjatë stinës së verës për shkak të pluhurit dhe erës së keqe të fekaleve. banorët kërkojnë marrjen e masava sa më parë pasi në gjëndjen që është degraduar rruga fëmijët e kanë më të vështirë kalimin kur shkojnë në shkollë.

“Nuk kalojmë dot ne, nuk çojmë dot as fëmijët në shkollë nga balta dhe bëhen shumë pis. Jemi ankuar 100 herë dhe nuk kanë bërë asnjë gjë”, thotë një banor.

“U shtrua rruga andej, por rruga këtu nuk u prek”, thotë një tjetër banor.

“Këtu s’ka as rrugë e asgjë, si mos më keq. Plehra dynjaja gjatë gjithë rrugës, gjithë sëmundje”, shprehen banorët e revoltuar.

Shqetësimin e pranuan dhe përfaqësues të bashkisë Berat ku u justifikuan me mungesë fondesh.