Inter barazon Juven në vendin e tretë, mjafton Lautaro (VIDEO)

Lautaro Martinez e zhbllokon ndeshjen Inter-Verona që në minutën e dytë dhe 88 të tjerat nuk dhuruan emocione shtesë.

Kaq mjaftoi që skuadra e Simone Inzaghit të regjistronte një sukses të rëndësishëm edhe për pasojë të humbjes së Juventusit e barazimit të Milanit.

37 pikë, 10 më pak se Napoli kryesues por i sigurt në zonën Champions, Interi po kalon një moment pozitiv pavarësisht faktit që ndeshja sot stonoi në disa aspekte.