Vjedhje në “mes të ditës”. Boshatiset llogaria bankare e Usain Bolt

Boshatiset llogaria e njeriut më të shpejtë të historisë, Usain Bolt. Alarmin e ka dhënë menaxheri Nugent Walker, i cili ka bërë denoncimin ndërsa lajmi është publikuar në mediat xhamajkiane.

Gjithçka nisi kur Bolt vuri re lëvizje të dyshimta në një nga llogaritë e tij në bankën Stocks and Securities Limited (SLL) në fillim të kësaj jave. “Kemi nisur një procedurë për zbardhjen e të dhënave. I gjithë portofoli i tij po rishikohet dhe kjo nuk është një procedurë e thjeshtë për klientin e kësaj banke prej 10 vitesh”, thekson menaxheri që gjithsesi nuk jep shifra rreth sasissë së shumës së zhdukur nga llogaria e Bolt.

Përgjegjës për vjedhjen mund të jetë një ish punonjës i bankës, i përfshirë në mashtrime të shumta. Usain Bolt, dominues absolut i pistave të atletikës në dekadat e fundit ka arritur ët fitojë 8 medalje të arta olimpike, 11 tituj botërorë dhe mesatarisht brenda një viti, fitimet e tij shkonin deri në 30 milionë euro.