VIDEO/ “Uragani” Napoli shkatërron Juven me gol edhe të një mbrojtësi shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2023, 23:11
Napoli shkatërron Juventusin dhe i shënon 5 gola si askush tjetër këtë sezon duke rikthyer me këmbë në tokë skuadrën e Allegrit.
Supersfida e së premtes u mbyll në shifrat e ekzagjeruara 5-1 ku gjurmë la edhe një shqiptar, Amir Rrahmani me golin e tretë për skuadrën e Spalletit që vuri në kasafortë një fitore që e çon në plus 10 diferencën pikërisht me Juventuin ndjekës.
Një hap shumë i madh për të kaltërit në “Maradona” dhe në një sezon ku regjistrojnë vetëm 1 humbje. Golat e tjerë të ndeshjes u shënuan nga Osimhen, Kvaratskhelia dhe Elmas ndërsa për bardhezinjtë, Di Maria shkurtoi përkohësisht diferencën.
