Rekord klikimesh për këngën që Shakira ia ka dedikuar Pique (VIDEO)
Shakira publikon këngën më të fundit, e dedikuar ndarjes së dhimbshme nga Gerard Pique ku e shigjeton ish-kapitenin e Barcelonës dhe jo pak madje. Sukses i jashtëzakonshëm në vetëm pak orë dhe këtë e konfirmon vetë këngëtarja e cila shkruan jo pa ironi:
“Me këtë këngë që për mua është një katarsis dhe një shfryrje nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që sot në moshën 45-vjeçare të arrija sërish në vendet e para të klasifikimit botëror. Dua të përqafoj miliona femrat që rebelohen dhe kjo këngë i bën të ndihen të rëndësishme.
Gra që mbrojnë atë që mendojnë dhe ngrenë dorën kur nuk janë dakort. Ato janë frymëzimi im dhe ky nuk është vetëm rezultat imi por i të gjithave. Duhet të ngrihemi jo siç na tregon shoqëria por siç duam vetë sepse vetëm këshu mund të shkojmë përpara dhe të ecim për fëmijët tanë, prindërit dhe të gjithë ata që kanë nevojë e besojnë te ne”.
Kënga titullohet “'Unë jam shumë e mirë për ty”, shikojeni;
