Vllaznia e nis vitin me fitore, thyen në transfertë Partizanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2023, 18:18
Gol i frymës së fundit për një fitore që e rikthen Vllazninë protagoniste në Kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane i shkakton një humbje të rëndë Partizanit qe thyhet në shtëpi 2-1 pasi e pësoi në fund nga Çoba. Ndeshje shumë e fortë në kryeqytet për një klasike që u zhbllokua vetën në pjesën e dytë.
Maguette Geye shënoi në minutën e 63 duke krijuar iluzionin se të kuqtë mund ta fitonin këtë ndeshje por Jonuzi barazoi dhe në shtesë, Mehdi Çoba i dhuroi 3 pikë skuadrës së Mirel Josës.
Sukses që ka një peshë shumë të madhe për shkodranët të cilët rikthehen përkohësisht në vendin e tretë dhe mundin kryesuesit e Superiores. Në krahun tjetër, Partizani e nis vitin me një humbje që mund ta rëndojë shumë psikologjiksht ekipin e Colella-s.
