El Clasico në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona thyen Real Betis (VIDEO)

Nuk ka surpriza, në finalen e Superkupës së Spanjës do të kemi një El Clasico. Barcelona arrin në ndeshjen e 15 janarit Realin e Madridit që eleminoi me 11-metërsha Valencian.

Po në Riyadh, skuadra katalanase e mbylli ndeshjen e saj ndaj Real Betis në 120 nga “lotaria” e 11–metërshave ku skuadra nga Andaluzia u tregua më e pasaktë me dy raste të humbura pasi 120 minutat u mbyllën në barazim 2-2.

Robert Lewandowski gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40 ndërsa po në pjesën e parë Barcelonës iu anulua gol për pozicion milimetrik jashtë loje.

Polakut iu anulua një gol tjetër nga VAR në pjesën e dytë pas barazimit të Fakir, ndërsa Ansu Fati shënoi të dytin që u barazua në fund Moron.

Ndeshje shumë pozitive për skuadrën e Xavit që ka shansin për të fituar një trofe edhe si trajner i skuadrës katalanase.

Goli i Lewandowski-t vjen pas tre ndeshjeve shterpësi për polakun ndërsa Sergi Busquets luajti ndeshjen numër 700 me Barcelonën dhe të dielën ai ka mundësinë të fitojë trofeun e radhës me fanellën e skuadrës ku është rritur. Finalja e Superkupës prezanton dy skuadrat më të forta të Spanjës pasi edhe në kampionat Barcelona kryeson e ndjekur nga Real Madrid.