VIDEO/ Milan “asist” Napolit, Lecce rrezikon kuqezinjtë, Pioli del me 1 pikë nga Puglia

VIDEO/ Milan “asist” Napolit, Lecce rrezikon kuqezinjtë, Pioli

Milan shpëton nga turpi dhe mbyll një javë shumë të komplikuar me dy barazime 2-2 dhe një humbje në Kupën e Italisë.

Mund të kishte shkuar më keq në Lecce ku vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë duke shkuar në pushim të relaksuar dhe me një fitore pothuajse të sigurt por kuqezinjtë reaguan me karakter duke barazuar madje rrezikuan të shënonin edhe të tretin në Puglia ku u ndalën dhe dolën me një pikë nga transferta që në letër konsiderohej e lehtë.

Me këtë barazim, Milanin shkëputet në 9 pikë nga Napoli që kryeson i qetë Serie A pas suksesit të thellë 5-1 ndaj Juventusit. 

Javën e ardhshme Milani do të luajë në transfertën delikate të Romës kundër skuadrës së Lazios.