Tirana bën goditjen e madhe në Laç, kampionët nuk zhgënjejnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2023, 17:07
Fitore me përmbysje për Tiranën në Laç. Kampionët e nisin vitin me një sukses shumë të rëndësishëm në Kurbin ku skuadra e Gentian Mezanit nuk arriti të ruante golin e avantazhit.
Që në minutën e 2 Shkurtaj gjeti rrugën e rrjetës. Shtatlarti shfrytëzoi një gabim në zonën kundërshtare, por në kohën shtesë dhe më pas menjëherë në pjesën e dytë tabloja e ndeshjes ndyshoi. Lulaj dhe Hasani kthyen në favor të Tiranës ndeshjen dhe bardheblutë largohen me një 3 pikësh shumë të rëndësishëm nga Kurbini që i mban të mbërthyer me kreun.
Në ndeshjen tjetër të së premtes, Bylis dhe Kukësi ndanë një barazim pa gola dhe pozitat e dy skuadrave nuk ndryshojnë pasi verilindorët mbeten në vendin e parafundit me 1 pikë më shumë se ballshiotët.
