Hoxha: Rama ka ministra, shefa kabinetesh dhe sekretarë në burg, Berisha non grata në SHBA e Angli
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Poli Hoxha u shpreh se Ramës i janë futur brenda ministra, shefa kabinetesh dhe sekretarë, dhe ka akoma radhë në SPAK.
Ai tha se ndërkohë PD-ja ka non grata Berishën nga fuqitë perëndimore dhe shtoi se Alibeaj e Tabaku që akuzohen si të shitur te Rama nuk kanë probleme me SPAK.
Hoxha: Unë shoh këta që thonë se janë pakicë dhe kur të vijnë votat shumë mirë, se vetë i kanë zgjedhur. Ramës i janë futur brenda ministra, shefa kabinetesh dhe sekretarë, dhe ka akoma radhë në SPAK, ndërkohë që PD-ja ka non grata Berishën nga fuqitë perëndimore.
Këta thonë që Alibeaj dhe Tabaku janë të shitur tek Rama, ama ata nuk kanë punë me SPAK-un. Këtu bëhet fjalë për luftë ndaj korrupsionit.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

