Baçi: Donim të zgjidhnim situatën në PD, Alibeaj bën gjëra në zbatim të urdhrave të Edi Ramës
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh se Ervin Salianji nuk ka kërkuar që të bëhet kryetar grupi parlamentar.
Ai tha se çdo gjë që bën Alibeaj është një zbatim i urdhrave të Edi Ramës dhe se ai nuk ka qenë kurrë i sinqertë me demokratët.
Baçi: Ramë në konsensus për të zgjidhur këtë situatë në PD dhe mblodhëm firmat, dhe se Salianji nuk ka kërkuar që të bëhet kryetar grupi parlamentar. Çdo gjë që bën Alibeaj është një zbatim i urdhrave të Edi Ramës. Alibeaj nuk ka qenë kurrë i sinqertë, por i ka bërë vetëm për të marrë frymë vetë.
Ai e pa se deputetët e kishin braktisur të gjithë dhje kishin firmosur dhe bëri një veprim të tillë qesharak duke shkarkuar 4 deputetë. Vendimi i Bashës para një viti ka qenë për përjashtim të 4 deputetëve, dhe për pezullim të disa anëtarëve të kryesisë.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

