Hitaj: Opozita reagoi shumë fort për pastruesen, por jo për sekretarin e ministrisë së Financave

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se opozita ka standarde të dyfishta, sepse ka pasur denoncime të shumta në rastin e pastrueses.

Ai tha se për rastin e arrestimit të sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave, opozita nuk ka reaguar aspak.

Hitaj: Opozita ka standarde të dyfishta, sepse kemi pasur denoncime të shumta në rastin e pastrueses dhe me të drejtë, por opozita ka humbur në lidhje me rastin e një zyrtari të lartë të ministrisë së Financave. Ai është autoritet më i lartë në ministri pas ministrit.

Shoh që PL dhe PD-ja janë apatike për këtë rast. A duhet ta mbështesin deri në fund drejtësinë apo jo? Ta inkurajojnë së paku. Çdo trysni publike në rast me drejtësinë dhe ta ngrenë kauzën në nivel kombëtar i shërben të mirës dhe publikes. Prandaj i bëhet thirrje drejtësisë.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.