Luan Baçi: Ervin Salianjin e kam propozuar unë si kryetar i grupit parlamentar të PD

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh se Ervin Salianji nuk ka kërkuar që të bëhet kryetar grupi parlamentar.

”Nuk kërkoi Ervis Salianji të bëhet kryetar i grupit parlamentar. Ishte një nismë e deputetëve. Unë kam propozuar i pari, kanë qenë shumë deputetë që i kanë propozuar.”

Ai tha se çdo gjë që bën Alibeaj është një zbatim i urdhrave të Edi Ramës dhe se nuk ka qenë kurrë i sinqertë me demokratët.