Teliti: Për pensioninstët jepen 8 mijë lekë për gjithë vitin 2023, po çmimet sa rriten?
Dorjan Teliti ekspert ekonomie në një intervistë në RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj foli për pakon e ndihmës të dhënë nga qeveria.
Teliti tha se "Përshëndesim faktin që u ndërmor një paketë" por nga ana tjetër "kritikojmë faktin që nëse kjo paketë shitet për kompensim të normës së inflacionit nuk është e vërtetë".
Ai mori rastin e pensioneve duke qenë se zë dhe pjesën më të madhe të përfituesve nga kjo paketë dhe tha se:
"Nëse çmimet në Shqipëri gjatë vitit 2023 do të rriten deri në 4 për qind është bërë kompensimi nga inflacioni. Nëse çmimet do të rriten mbi 4 për qind dhe në fat do të rriten dyfishi atëherë kompensimi i pjesshëm."
Dorjan Teliti: Pagesa që bëhet nga pakoja e tretë vlen për të gjithë vitin 2023. Nuk është thjesht për janarin. Po të marrim numrin më të madh të përfituesve përfitues janë pensionistët. Për pensioninstët do të jepen 80 mijë lekë të vjetra për gjithë vitin 2023. Që i bie 6 mijë e 700 lekë në muaj. Pensioni mesatar është 170 mijë lekë të vjetra. Vlera mujore që do të marrë zë 4 për qind. Nëse çmimet në Shqipëri gjatë vitit 2023 do të rriten deri në 4 për qind është bërë kompensimi nga inflacioni. Nëse çmimet do të rriten mbi 4 për qind dhe në fat do të rriten dyfishi atëherë kompensimi i pjesshëm. Përshëndesim faktin që u ndërmor një paketë por kritikojmë faktin që nëse kjo paketë shitet për kompensim të normës së inflacionit nuk është e vërtetë.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
