Ambasadë shqiptare në Kiev
Kievi do të mirëpresë hapjen e Ambasadës shqiptare atje. Lajmin e konfirmon Kryeministri i vendit dhe Ministrja e Punëve të Jashtme në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë.
12 janari shenon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta urojë këtë përvjetor përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ku njëkohësisht ka lajmëruar se Shqipëria do të hapë Ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas.
Bashkangjitur shkrimit është edhe ky poster i cili simbolizon mbështetjen e dy vendeve kah njëri-tjetrit, duke shtrënguar duart nën logon e flamujve kombëtarë.
Të njëjtën mënyrë urimi ka zgjedhur edhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
Në postimin e saj Xhaçka i cilëson dy vende mike të cilat i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.
Gjithashtu ajo i bëri ftesë për bashkëpunim homologut të saj ukrainas, Dmytro Kuleba.
Që prej nisjes së luftës vendi ynë është rreshtuar me aleancën ushtarake të NATO-s dhe Bashkimin Evropian në mbështetjen të Ukrainës duke miratuar edhe lejimin e shtetasve ukrainas në territorin shqiptar, pa leje qëndrimi për një periudhë 1 vjeçare si dhe krijimin e një taskëforce për të menaxhuar aplikimet e tyre.
Një rol të rëndësishëm Shqipëria e ka luajtuar edhe në Këshillin e Sigurimit si anëtare jo e përhershëm, duke qenë bashkëpenëmbajtëse me SHBA-në në çështjen e Ukrainës.