Hitaj: Luks të përjashtosh deputetë para zgjedhjeve, Alibeaj po duket si një zgjatim i Berishës
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se vetëm pak muaj nga zgjedhjet të largosh nga partia disa deputetë që kanë edhe elektoral me vete.
Ai tha se Alibeaj është një zgjatimi që ka pasur Berisha dhe nuk po tregon se është i kundërti i tij, sepse po largon njerëz që nuk janë dakord me të.
Hitaj: Vetëm pak muaj nga zgjedhjet të largosh nga partia disa deputetë që kanë edhe elektoral me vete, nuk është e leverdishme. Sepse Këlliçi ka marrë shumë vota. Opozita nuk mund t’ia lejojë vetes këtë gjë kur do t’i duhen votat më pas në zgjedhje.
Alibeaj është një zgjatimi që ka pasur Berisha dhe nuk po tregon se është i kundërti i tij, sepse po largon njerëz që nuk janë dakord me të. Pra, një Berishë i madh dhe një Berishë i vogël nuk kanë vend në PD. Berisha nga ana tjetër nga premtimet për bashkim dhe rrëzimin e Ramës, që vetëm po konsolidohet, nuk ka më vend në PD.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

