Firma e Berishës i “prish punë” PD

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Rama. Ndërkohë përplasje pati edhe për çështjen e ish-spiunëve, ku opozita e cilësoi si një hall të Partisë Socialiste për një individ të vetëm.

Socialistët dhe demokratët në Kuvend janë dakord se ndryshimi i ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentare është domosdoshmëri pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Por mënyra si mënyrat që propozojnë janë të ndryshme.

Balla: Në mënyrë urgjente ne do të kemi mundësinë të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore. Propozimi im ka qenë të kemi një komision bipartizan për të adresuar këto ndryshime.

Tabaku: Nuk ishte e nevojshme për Konferencën e Kryetarëve të vendoste për ngritjen e një Komisioni Hetimor sepse sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, komisionet hetimore duhen ngritur menjëherë.

Pastërtia e figurave është një tjetër ligj, ku opozita e maxhoranca ndajnë qëndrime të ndryshme.

Balla: Pengimin që bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit të penetrojnë në organet e larta shtetërore e pengon PD, ose të paktën nuk duket se ka një disponibilitet.

Tabaku: Me një individ të veçantë se çfarë ka halle zoti Balla le ti zgjidhë vetë.Ta fusin ligjin, ta miratojnë, ta kalojnë. Kjo nuk është çështje bashkëpunimi, është çështje parimesh.

Në Konferencën e Kryetarëve, socialistët hodhën poshtë kërkesën e demokratëve për hetimin e udhëtimeve me charter të kryeministrit Edi Rama.

Balla: Kur më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka vetëm për faktin se ishte firmosur dhe mbështetur me firmën e non gratës, besoj që më jepni të gjithë dakordësinë tuaj që edhe kërkesa të tjera duhen refuzuar.

Kuvendi ndërkohë pritet të çelë procedurat për zgjidhjen e Avokatit të Popullit, pasi maxhoranca nuk pranoi propozimet e opozitës sipas traditës politike për zgjidhjen e kreut të këtij institucioni.