Dash Sula: Partitë të kthjellohen, të shohin përtej hundës së tyre
Dash Sula deputet i PD në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest dedaj u shpreh se "Defekti më i madh në të gjitha partitë politike, dhe te PD është që po të thotë njëri që është i pari që ka gjithçka në PD apo në një parti tjetër siç thotë ai duhet të mendojnë dhe të tjerët."
Sipas tij partitë politike duhet të shikojnë përtej hundës së vetë dhe duhet të kthjellohen.
Dash Sula: E kam thënë dhe do ta them prapë. Nëse këto nuk do të arsyetojnë, nuk do të kthjellohen, këto nuk do të lëshojnë nga vetja, nuk do të fillojnë të shohin përtej hundës së vetë historia do të na gjykojë të gjithë. Defekti më i madh në të gjitha partitë politike, dhe te PD është që po të thotë njëri që është i pari që ka gjithçka në PD apo në një parti tjetër siç thotë ai duhet të mendojnë dhe të tjerët. Dueht të diskutojmë marrim vendime e të dalim ën konkluzion. Këtu duhet ta dish qysh e ka idenë tjetri dhe të shprehesh.
