Dollenberg: Largimi i mjekëve nga mosvlerësimi dhe mospasja e një pozicioni të sigurt në punë
Gazetarja e Ora News, Sonila Musaj, kishte të ftuar në një bisedë me skype me doktoreshën Aurora Meta-Dollenberg, njëherësh kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë.
Musaj e pyeti Dollenberg për largimin e mjekëve nga Shqipëria drejt vendeve evropiane ku sipas doktoreshës emigrimi është një plagë që nuk po mbyllet.
Sipas saj shkaqet e largimit të mjekëvë janë mosvlerësimi dhe mospasja e një pozicioni të sigurt në punë.
Sipas saj masat duhet të jenë të ndryshme, por më kryesoret janë sigurimi në vendin e punës dhe edukimi në vijim i tyre.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
