"Je si lopë, na zë dritën" 16 vjeçarja bullizohet në gjimnazin e Tiranës
Nutricionisti, Altin Joka në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi një histori e cila ka ndodhur në një gjimnaz në Tiranë.
Joka tregon se 16 vjeçarja ëshët bullizuar vazhdimisht për peshën e saj.
Nga ky bullizim që i është bërë ajo ka kërkuar në internet dhe ka vendosur të aplikojë djetë ushqimore, por kjo e ka rënduar shëndetin e saj.
Ja se çfarë rrëfeu Altin Joka në "Jeto me Orën":
Vajza në mënyrë sistematike bullizohej me fjalë nga më të tmerrshmet. Në atë moment jam prekur shumë. 16 vjeç për mua është ende fëmijë. Është bullizuar dhe nga mësueset. Një ditë i ka thënë dil më ktej se aq sa je ti e shëndoshë na zë dhe dritën. Nuk e kanë ftuar në parti asnjëherë. Në një qendër tregtare e lanë te dera dhe i thanë rri këtu se o të çojmë në rrobaqepsi se nuk ka masa për ty. Një ditë i bëjnë dhuratë një bukë e madhe e mbushur me gjalp dhe i thanë haje për mëngjes së je dobësuar. Vajza ka parë një djetë në internet. 5 ditë pa ushqim vetëm me lengje ditën tjetër pak ushqim. I ka rënë gjendje të fikëti. Që në momentin e parë i kam thënë të lidhet me një psikologe. Rasti të kanalizohet. Unë nuk jam habitur, bullizmi për shkak të obezitetit ka nëj rritje.
"Një rast tjetër në Durrës dy herë ka tentuar të vetëvritet. Dhe vëllaii dhe motra e tallnin. Kanë dashru ta largojnë dhe nga shkolla. Ky është një rast ekstrem.", tregoi ai.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
