"E dhimbshme! Tremben nga martesa se mendojnë ndarjen e pasurisë", thotë avokatja
Avokatja, Margarita Kola në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora teksa po fliste për martesat në vendin tonë renditi disa arsye që sipas saj i bëjnë të rinjtë të stepen nga martesa.
Një nga arsyet ajo shikon dhe ndarjen e pasurisë .
"Tremben nga martesa se mendojnë ndarjen e pasurisë", tha ajo.
Margarita Kola: Partnerët duan të jetojnë me njëri tjetrin por gjithmonë më larg asaj martesës tradicionale. Njerëzit e dinë që kiur lidhen në martesë e dinë që kjo pasuri është e prezumuar 50 për qind me 50 për qind, kjo është një gjë që i frikëson (e them në mënyrë të dhimbshme por kështu ka shkuar). Problematikë tjetër me të cilën përballet sot familja ëshët se sot gratë kanë fituar më shumë të drejta. Disa martsa që më parë mbaheshin fiktivisht, sot këto martesa po shndërrohen në divorce. Është rritur shumë mosha kur partnerët vendosin të krijojnë familje, kjo ka ulur dhe numrin e lindjeve. Sfidë tjetër e madhe është koncepti i dikotomisë së martesës.
"Kemi një grup tjetër që po lufton të kapë domenin e martesës dhe mendojnë që mudn të martohen dhe dy persona të së njëjtës gjini. Sfidat janë të brendshme dhe të jashtme. Ne duhet të bëhemi të vëmendshëm dhe ta bëjmë sfidën për vazhdimësinë e familjes një problem të madh.", tha avokatja.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
