"Shkëlqimi dhe rënia e Krastës", qyteza e Martaneshit dikur me mijëra minatorë, sot e braktisur

Qyteza e Krastës në Martanesh u ndërtua rreth viteve 70 nga minatorët që shkuan atje për të punuar në miniera, por bënë edhe shtëpitë e tyre.
Por pavarësisht se dikur jetonin mijëra punëtorë, sot jo vetëm që punë nuk ka, por edhe shumica dërrmuese e popullsisë kanë ikur. Ata që kanë mbetur hedhin akuza për pushtetin lokal, për mungesën e investimeve.

U krijua si qytet në vitin 1970, por duket se ditët e errëta kanë kapluar tanimë Krastën në Martanesh.

Dikur atje shkuan për të jetuar, kryesisht minatorë, dhe më vonë ato morën edhe familjet e tyre, duke bërë që zona e harruar mes maleve të popullohej me njerëz.

Sot, ndërtesat industruale janë rrënuar.

Në zonë kanë mbetur pak njerëz tanimë, pasi në vazhdimësi kanë munguar investimet.

"Në zonën e Martaneshit nuk bëhet asnjë investim. Vijë kërkojnë votat, marin votat qajnë dhe ikin. Bashkia e Bulqizës i bën në Bulqizë si bën këtu investimet. Në Martanesh janë njerëzit në ujësirë, në shi, bie shi krejt uji hyjn nëpër shtëpi.
20 mijë punëtorë, nga ana e anës,por dhe ketu kan ikur dhe ska shum banorë," thanë banorët.

Nostalgjikët që dikur erdhën të punonin në zonë dhe zunë vend atje, thonë se ndihen të harruar nga pushteti.

"Para vitit 90-të, kan qën 16 autobuzë që punonin këtu, kanë qën kushtet shumë të mira me ujë e me të gjitha, sot ska ujë," thanë ata.

Problemet në zonën e Martaneshit nuk janë vetëm në Krastë, por edhe në fshatra, ku shumë prej tyre janë thuajse të braktisur totalisht.

"Shkëlqimi dhe rënia e Krastës", qyteza e Martaneshit