Bombola i vë zjarrin banesës, shpëtohet djali 22-vjeçar që lahej në dush

Një banesë në lagjen numër 13 të plazhit në Durrës është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.

Ora News mëson se shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi e ndezur, ndërkohe që një pjestar i familjes, djali 22 vjeçar, ndodhej në dush duke u larë.

Policia ka ndërhyrë me shpejtësi dhe ka arritur ta nxjerrë 22-vjeçarin e bllokuar nga flakët dhe e kanë dërguar në spital ku po merr dhe ndihmën mjekësore.

"Rreth orës 15:20, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13. Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.